• Sat. Nov 22nd, 2025

Në “Camp Nou” nuk mungoi as flamuri i Kosovës

Nov 22, 2025

Skuadra e Barcelonës sonte shënoi fitore 4:0 ndaj Athletic Bilbao, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.

Kjo ishte ndeshja e parë pas një kohë të gjatë e klubit katalunas në stadiumin “Camp Nou”, shkruan Indeksonline, transmeton KFVA.

Në tribuna nuk mungoi as flamuri i shtetit të Kosovës.

Tifogrupi i Barcelonës nga Kosova “Penya Kosova”, ishin të pranishëm në stadiumin “Camp Nou”.

Ata e shijuan në maksimum këtë super ndeshje, në stadiumin e rinovuar.

PAMJE