Dinamo Zagrebi mposhti Varazhdinin me rezulta 3:1 në ndeshjen e raundit të 14-të të SuperSport HNL.
Arbër Hoxha shënoi dy herë për vendasit, dhe një gol u shënua nga Sergi Dominguez.
Festimi i golit të dytë të Hoxhës ishte interesant.
Spanjolli Sergi Dominguez iu bashkua atij dhe bëri simbolin e shqiponjës dykrenare.
“Këtu, Hoxha i mësoi edhe Dominguezit si të bënte shqiponjën”, tha komentatori i ndeshjes.
