Ushtria e Holandës bën me dije se ka hapur zjarr mbi disa dronë që kanë fluturuar mbi një bazë ajrore në juglindje të vendit mbrëmjen e kaluar.
Sipas ministrisë së mbrojtjes, personeli i sigurisë në bazën ajrore Volkel, pranë kufirit me Gjermaninë, i pikasi dronët rreth orës 19:00 dhe 21:00.
“Personeli i forcave ajrore përdori armë për të rrëzuar dronët. Dronët u larguan dhe nuk u gjetën”, shkruhet në reagim, teksa një hetim për ngjarjen ka nisur.
