• Sat. Nov 22nd, 2025

Momenti kur aeroplani luftarak rrëzohet në Dubai, vdes piloti

Nov 22, 2025

Një pilot ka vdekur, pasi një aeroplan luftarak indian u rrëzua gjatë një performance në një panair ajror në Dubai, kanë thënë zyrtarët.

Forca Ajrore e Indisë në një deklaratë tha: “IAF-ja shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetës dhe qëndron fort me familjen e pikëlluar në këtë kohë zie”, raporton televizioni BBC.

Aeroplani i prodhuesit “Hindustan Aeronautics” u rrëzua rreth orës 14 e 10 minuta sipas kohës lokale, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Në video të publikuara në rrjete sociale shihet aeroplani duke fluturuar në qiell e më pas duke e humbur shpejt lartësinë, para se të binte në tokë dhe të kaplohej nga flaka e tymi i madh.