• Fri. Nov 21st, 2025

Vdes një punëtor në Prishtinë pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

Nov 21, 2025

Një punëtor ka vdekur teksa po punonte në një lagje të Prishtinës.

“Jepi zë” ka mësuar se dyshohet se viktimën e ka zënë betoni dhe ekipi i emergjencës e ka konstatuar vdekjen në vendngjarje.

Ndërkaq, një tjetër punëtor është lënduar rëndë, mirëpo ende ka shenja jete.

Periskopi ka kontaktuar Policinë, por ende nuk ka marrë përgjigjie.