Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u tall hapur me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, gjatë takimit të tyre sot në Tiranë për Samitin Growth Plan “Our pathway to EU”, shkruan Gazeta KFVA.
Dy liderët u përshëndetën shkurt e shtrënguan duart, por sapo gazetarët nisën pyetjet për marrëdhënien e tyre, Rama zgjodhi të tallej pak.
“Ju e keni ndryshe, e keni si ajo telenovela vitrinat 1 mijë episode. A e do a se do? A të do a s’të do? 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, theksoi ai.
Samiti “Growth Plan Our pathway to EU”, i mbajtur sot në Tiranë, mblodhi në një tryezë liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku me Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos./KFVA/
