• Fri. Nov 21st, 2025

E konfirmon Prokuroria – Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, arrestohet shoferi

Nov 21, 2025

Gazeta KFVA sot në mëngjes raportoi se një autobus që ka ardhur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës është ndaluar nga ekipet e Doganës, pasi në të dyshohet se është gjetur substancë narkotike.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria përmes një njoftimi, ku thuhet se Policia e Kosovës ka kapur 120 kilogramë drogë në një autobus, teksa shoferi është arrestuar tashmë.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se i dyshuari B.K është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.

POSTIMI

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet”, thuhet në njoftim.