Pas shkarkimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokuror të Shtetit, Besim Kelmendi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka reaguar Zyra e BE-së në Kosovë.
Ata kanë vlerësuar se shkarkimi i tij është pengesë në reformën e domosdoshme të KPK-së dhe minon progresin e Kosovë në rrugën e saj drejt BE-së, shkruan Gazeta KFVA.
“Shkarkimi i sotëm i Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme të KPK-së, si dhe shpërfill parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve. Ai gjithashtu minon progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së.”
