Gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me rastin për administrimin e drejtësisë, mund të nisë më herët se sa kishte kërkuar mbrojtja e tij.
Klankosova, bën të ditur se ky gjyq pritet të fillojë më 15 dhjetor, që është rreth 3 muaj përpara datës së kërkuar nga mbrojtja.
Mbrojtja e Thaçit kishte propozuar që procesi të nisë më 2 mars, pasi të përfundojë gjyqi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
