• Wed. Nov 19th, 2025

Prokuroria Speciale konfirmon se U.D. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Masakrën e Reçakut

Nov 19, 2025

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për Masakrën e Reçakut.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.

“Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje. Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një çështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”, ka thënë Luta.