Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar formacionin startues për përballjen e sotme me Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Sipas formacionit të publikuar, në portë do të jetë Aro Muric. Pjesë e formacionit startues janë Aliti, Rrahmani, Dellova, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Asllani dhe Muriqi, shkruan KFVA.
“1️⃣1️⃣ luftëtarë e Kosovës për sonte 🇽🇰”, thuhet në përshkrimin e FFK’së.
Ndeshja me Zvicrën nis në 20:45 dhe do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
