Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka reaguar pas dëshmisë që dha për dy ditë me radhë në Hagë gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hamza ka thënë se si dëshmitari i fundit në Gjykatën Speciale, Clark ia dha këtij “procesi të padrejtë” një fund të fuqishëm, shkruan KFVA.
“Dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme. Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet’, ka shkruar Hamza.
Ai është shprehur i bindur se ish-krerët e UÇK’së do të lirohen.
“Liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë”, thuhet në postimin e tij.
