• Tue. Nov 18th, 2025

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, i lënduar edhe ish-deputeti i PDK-së

Nov 18, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren-Suharekë.

Një person ka mbetu i vdekur dhe i lënduar nga ky aksident ka mbetur ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nezir Çoçaj.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha Krasniqi.