Volkswagen duket se po përballet me një krizë të thellë financiare që rrezikon “të vë në pauzë” zhvillimin e modeleve të reja në mbarë globin.
Rënia e shitjeve, rritja e kostove dhe efektet e tarifave amerikane kanë shkaktuar mungesë të theksuar likuiditeti.
Bordi mbikëqyrës i VW ka shtyrë miratimin e një pakete investimesh prej miliarda eurosh, jetike për modernizimin e fabrikave dhe projektet e reja.
Sipas mediave të huaja, vendimi mund të vonohet me muaj, duke krijuar pasiguri për dhjetëra uzina dhe furnitorë të grupit.
Raportohet se kompanisë i mungojnë rreth 11 miliardë euro për planet e vitit 2026, ndërsa programi pesëvjeçar prej 160 miliardë eurosh po del i pamjaftueshëm.
Ka mundësi që bordi të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme në dhjetor, por burimet paralajmërojnë se vendimi mund të shtyhet edhe vitin tjetër.
Deri atëherë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë mbetet në pritje të sinjalit të gjelbër.
