Sot në pikëkalimin kufitar Jarinjë, gjatë kontrollit rutinë të një automjeti që po hynte në Republikën e Kosovës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy pako me municion gjuetie në çantën e pasagjerit, ndonëse paraprakisht kishte mohuar se posedonte ndonjë gjë për deklarim.
Në njoftimin e bërë nga Dogana thuhet se municioni i gjetur përfshinte fishekë gjuetie të kalibrave të ndryshëm dhe, duke qenë se bëhet fjalë për mallra të ndaluara, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.
“Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta për të garantuar sigurinë dhe respektimin e ligjeve në pikat kufitare”, thuhet në njoftim.
