• Tue. Nov 18th, 2025

Çitaku për Clark: Gjeneral, tu rritë nderi – Nderi i atyre që i dolën zot këtij vendi qëndron i paepur

Nov 18, 2025

Deputetja PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi që Wesley Clark, gjenerali i pensionuar amerikan, ka përfunduar dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Gjeneral, tu rritë nderi. Historia nuk rishkruhet, as tjetërsohet. Ajo që është shkruar me gjak, sakrificë dhe përkushtim nuk e fshin askush. Nderi i luftës dhe i atyre që i dolën zot këtij vendi qëndron i paepur, pavarësisht kush përpiqet ta shtrembërojë. Në këtë tokë, e vërteta gjithmonë gjen dritë”, ka shkruar ajo në Facebook.