• Tue. Nov 18th, 2025

Vetura e policisë, një kamion dhe një veturë tjetër përfshihen në një aksident në Gllarevë, lëndohen tre persona

Nov 18, 2025

Një aksident mes tri automjeteve, njëra prej tyre veturë e Policisë së Kosovës, ka lënë të lënduar tre persona.

Rasti ka ndodhur në Gllarevë të Klinës, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një kamion.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara një (1) kamion dhe dy (2) vetura, njëra nga këto është veturë e Policisë, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /KFVA.