• Tue. Nov 18th, 2025

Clark: S’kam prova që UÇK-ja ishte prapa spastrimit etnik të serbëve

Nov 18, 2025

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjenerali amerikan Wesley Clark  ka vazhduar dëshminë e tij në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka thënë se nuk prova që UÇK-ja është prapa spastrimit etnik të serbëve të Kosovës.

“Unë nuk kam prova dhe dëshmi që UÇK-ja ishte prapa kësaj dhe kam indikacione që provojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratës ku pretendohet se 170 mijë serbë të jenë dëbuar nga Kosova”, tha Clark.

Clark deklaroi këtë pasi prokurori Halling ia paraqiti një dokument të një interviste nga gazeta “Shekulli”, ku pretendohej se dikush kishte thënë se në Kosovë janë dëbuar rreth 170 mijë serbë, e që prapa kësaj qëndron UÇK-ja.

Dëshmitari e ripërsëriti se dhuna e vitit 1999 ishte më shumë personale dhe jo e orkestruar.

Për të diskutuar një çështje e cila është konfidenciale, u kalua në seancë private për publikun.