• Tue. Nov 18th, 2025

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

Nov 18, 2025

Një aksident ka ndodhur në orët e mëngjesit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Për pasojë janë lënduar pesë persona.

Rastin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai tha se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë vendin.