• Mon. Nov 17th, 2025

Enver Hoxhaj me kritika: Kam prit që kjo Konventë të ma jap besimin, e jo të bëjmë luftë për karrige

Nov 17, 2025

Enver Hoxhaj ka drejtuar kritika në Konventën e kësaj partie për zgjedhjen e Kryetarit të ri të PDK’së.

Hoxhaj ka thënë se kjo do të mund të ishte një ngjarje demokratike, nëse do të shtyhej kjo konventë për një javë siç ka kërkuar.

Ai tha se nuk po merr pjesë në këtë garë, meqë nuk sheh kushte të barabarta e process të barabartë, shkruan KFVA.

“Kam prit që kjo Konventë të ma jap besimin, e jo të bëjmë një luftë për karrige. Sot nuk shoh kushte të barabarta, proces të barabartë dhe unë si i tillë nuk marr pjesë në këtë garë…Do ta respektoj vendimin e juaj, qëndrimin e juaj”, tha Hoxha.

Ai pati kritika edhe për ish-kreun e kësaj partie, Memli Krasniqin, i cili dha dorëheqje të enjten, ku tha se me preferencën e tij se kush do ta pasojë në këtë pozitë, e ka bërë garën të mbyllur.

“Ka mund të bëhej një ngjarje demokratike nëse do të shtyhej një javë…Unë mendoj që mes kohës dhe kualitetit, ne duhet të vendosim për kualitetin. Kualiteti i garës do të bëhej nëse është process i hapur, nëse është process demokratik dhe nëse marrin pjesë më shumë se një kandidat. Asnjëherë nuk ka qenë pengesë një javë më shumë, një javë më pak…Unë e falenderoj Memlin për udhëheqjen që ia ka ba PDK’së, por mendoj që me mënyrën si janë shpallë zgjedhjet për pesë ditë, në mënyrën si e ka dhënë preferencën e tij, mendoj që e ka ba garën të mbyllur, nuk është garë e hapur e demokratike”, tha Hoxhaj.