Një person ka vdekur në Podujevë të dielën e 16 nëntorit pasi i njëjti derisa ka qenë duke vozitur traktorin e ngarkuar me pleh organik, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u rrokullisur.
Për shkak të plagëve të rënda të marra, ai ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi:
VDEKJE AKSIDENTALE
Podujevë 16.11.2025-14:29. Viktima m/k derisa ka qenë duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me pleh organik, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge ( rrokullisur) në një lum. I njëjti duke mos u përballuar lëndimeve ka ndërruar jetë, njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve.
