• Sun. Nov 16th, 2025

Osmani: I çmontuam mbi 900 banda, Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin

Nov 16, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Berlini ku po qëndron ka folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Osmani tha se për pesë vjet janë shkatërruar 900 banda kriminale.

“Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale”.

“Kemi prerë zinxhirin që quhej ‘mafia e Ballkanit’. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë”, ka thanë Osmani për Politico.

E pyetur për vizitën e planifikuar në rajon dhe Kosovë të ministrit të jashtëm gjerman, Johann Wadephul, Osmani tha se ai e ka gjetur partnerin e duhur.

POSTIMI