• Sun. Nov 16th, 2025

Anglia e mposht Shqipërinë, falë dy golave nga Kane

Nov 16, 2025

Anglia ka fituar me rezultat 2-0 në “Air Albania” ndaj Shqipërisë falë dy golave të Harry Kane.

Ylli anglez shënoi në74 minutat 74’ dhe 82’.

Anglia mbyll kampanjën për kualifikim në Botëror në vendin e parë me 24 pikë.

Shqipëria ka siguruar Playoff-in duke ruajtur vendin e dytë me 14 pikë.

Krejt çka ndodhi në ndeshje

Minuta e 88 – Lëndohet Armando Broja, largohet nga loja.

Minuta e 82- Harry Kane shënon për 0-2.

Minuta e 74 – Anglia kalon në epërsi, shënon Harry Kane nga afërisa

Minuta 51 – Arbër Hoxha doli përballë portierit por dështoi të shënoi

Minuta  49 – Arbër Hoxha gjuajti nga 20 metra, por intervenoi portieri anglez Henderson

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë që po luhet në ‘Air Albania’.

Pjesa e parë Shqipëri – Angli përfundon pa gola

Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Anglisë që po luhet në stadiumin ‘Air Albania’, shkruan KFVA.

Anglezët ishin domimues në 45 minutat e parë dhe kishin më shumë raste shënimi, por nuk arritën të shënojnë golin e epërsisë.

Në anën tjetër Shqipëria u mbrojt jashtëzakonisht mirë dhe kishe rastet e saj për shënim përmes Elseid Hysajt por që goditja e tij shkoi përmbi portë.

Hysaj u lëndua dhe u largua nga loja në minutën e 25-të të takimit, në vend të tij hyri Balliu

Krejt çka ndodhi në 45 minutat e parë

Minuta e 45 Anglia me aksionin e fundit, por pa rezultat.

Minuta e 36 – Bowen gjuaj fuqishëm por pritjen e tij e pret Strakosha.

Minuta e 25 – Lëndohet Elseid Hysaj, largohet nga loja në vend të tij hyn Balliu

Minuta 18 – Elseid Hysaj gjuajti një goditje të furishme por shkoi mbi portë

Minuta 5 – Anglia po e mban topin më shumë në posedim, ndërsa kombëtarja shqiptare po mbrohet.

Fillon ndeshja

Ka filluar ndeshja midis Shqipërisë dhe Anglisë për kualifikimet në Kupën e Botës.

Kujtojmë se Anglia ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Ndërsa, Shqipëria ka siguruar Play off-in.