• Sun. Nov 16th, 2025

Sveçla: Serbia vazhdon të planifikojë sulme terroriste në Kosovë, Policia dhe KFOR-i kanë gjetur 10 detonatorë me fitila në Leposaviq

Nov 16, 2025

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas gjetjes së dhjetë detonatorëve ndezës me fitila në afërsi të fshatit Gnjezhdan në Leposaviq, një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Sveçla thekson se këto mjete, nëse do të përdoreshin, do të shërbenin për sulme terroriste që synojnë shkaktimin e dëmeve, krijimin e pasigurisë dhe frikësimin e qytetarëve. Ai shton se prezenca e Policisë dhe institucioneve të sigurisë ka lejuar që këto raste të shmangen dhe të minimizohet rreziku për qytetarët.

“Por, nuk ka kthim mbrapa. Policia e Kosovës, institucionet e sigurisë e mbi të gjitha Republika e Kosovës është e vendosur në luftën përballë bandave të tilla kriminale, të cilave do t’i përgjigjet ashtu siç e meritojnë. Kushtetushmëria, ligjshmëria, rendi dhe drejtësia do të ngadhnjejnë mbi çdo celulë terroriste, mafioze e kriminale”, ka shkruar Sveçla në reagimin e tij.

Ky rast vjen në një kohë kur autoritetet e sigurisë paralajmërojnë se Serbia, përmes grupeve kriminale dhe terroriste, vazhdon të tentojë sulme ndaj Kosovës.

POSTIMI