• Sat. Nov 15th, 2025

Zjarrfikësi shpëton nga flakët fëmijën në një banesë në Tiranë, e merr me shkallë në krahë

Nov 15, 2025

Një apartament në zonën e Astirit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët këtë të diel, duke shkaktuar panik te banorët.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes situata është vënë nën kontroll nga tre mjete zjarrfikëse dhe nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania duket një zjarrfikës që shpëton nga flakët fëmijën duke e marrë përmes shkallëve të improvizuara në krahët e tij.