• Sat. Nov 15th, 2025

“Besa-besë” dëgjohet rrugëve të Ljubjanës

Nov 15, 2025

Komëbtarja e Kosovës e zhvillon sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.

“Dardanët” do të luajnë si mysafirë të Sllovenisë, me qëllimin për të siguruar të paktën një pikë, dhe rrjedhimisht një vend në play-offin e Botërorit të vitit 2026.

Momentalisht, Kosova është e dyta me shtatë pikë, teksa Zvicra është e para me dhjetë sosh. Sllovenia është e treta me tri pikë, ndërsa Suedia është e fundit me vetëm një pikë.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, edhe përkrahja për Kosovën nuk po mungon.

Në rrugët e kryeqytetit slloven, në Ljubjanë, tifozë shqiptarë të shumtë janë bërë bashkë dhe po këndojnë pa ndalur.

Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, dëgjohen edhe kënga “besa-besë”, e cila jehonte në tokën sllovene.

Ndeshja Slloveni – Kosovë nis nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Stozice” në Ljubjanë