Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar për ndeshjen jetike që përfaqësuesja jonë sonte e luan ndaj Sllovenisë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe bashkimit.
Kurti ka kërkuar që përfaqësuesja të mbështetet qoftë në stadium, sheshe apo shtëpi, shkruan KFVA.
“Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton”, ka shkruar Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Sonte luan Kosova!
Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.
Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.
Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.
