Pas Benjamin Seskos, edhe portieri Jan Oblak është në dyshime për përballjen ndaj Kosovës.
Siç raportojnë mediat sllovene, te Federata ka frikë se portieri i Atletico Madridit mund të mos jetë gati shkaku i disa problemeve.
“Benjamin Sesko mohon shkaku i problemeve në gju, ndërsa edhe një yll si Jan Oblak, gjithashtu po ka probleme. Por, për tani nuk ka frikë se kapiteni të mos jetë në portën e Sllovenisë të shtunën”, shkruan ndër të tjera mediumi “sportklub.n1info.si”.
Raporti shton se Oblak nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët nga e hëna në të mërkurën, por gjithashtu nuk është rikthyer për në Madrid. Ai i kaloi këto ditë në terapi intensive dhe fitnes, por mbeti i fokusuar për të qenë gati për Slloveninë pavarësisht dhimbjeve të shumta.

Raporti i mediumit gjithashtu iu ka kujtuar sllovenëve se duhet vetëm fitore ndaj Kosovës, nëse duan ta ëndërrojnë një pozitë të dytë që iu siguron play-offin e Kupës së Botës.
Aktualisht, Kosova renditet e dyta dhe me një pikë në Lubjanë do ta siguronte edhe matematikisht play-offin e Botërorit. Mirëpo, në rast fitores atëherë do të hynte në garë për kualifikimin direkt, kuptohet nëse Suedia e ndalë Zvicrën.

