• Thu. Nov 13th, 2025

 Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro digjen plotësisht

Bykfvanews

Nov 13, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit Marinën Zea në Greqi, duke shkatërruar plotësisht katër varka turistike.

Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se ka nisur nga një varkë druri me vela, e cila përdorej për itinerare turistike drejt ishujve Aegina dhe Moni. Flakët shpërthyen rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në tre anije të tjera që ndodheshin pranë.

Fillimisht, varka prej druri dhe dy të tjera u fundosën, ndërsa anija e katërt u zhyt pjesërisht nën sipërfaqen e ujit pak para orës 09:00.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 20 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe anije të shërbimit zjarrfikës dhe autoriteteve portuale, të cilat hodhën ujë nga deti për të izoluar flakët.

Autoriteti portual ka vendosur barriera mbrojtëse në zonë për të parandaluar ndotjen e ujit nga karburantet dhe mbetjet e djegura.

Hetimet për shkaqet e zjarrit po kryhen nga ekipi hetimor i zjarrfikësve dhe autoriteti portual. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *