Kosova, që nga fillimi i këtij viti u përball me zgjedhje paralmentare të mbajtura në muajin shkurt, më pas në tetor me zgjedhje lokale, ndërsa sërish më 9 nëntor u mbajt balotazhi në 18 komuna. Edhe në fundin e këtij viti, pritet që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, raporton KFVA.
Në balotazhin e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 9 nëntor, sipas rezultateve të KQZ-së të cilat ende nuk janë certifikuar, në komunën e Mitrovicës së Jugut, u shpall fitues Faton Peci, ndërsa në Obiliq, Halil Thaçi.
Që të dy janë edhe deputetë të Kuvendit.
Sipas renditjes, pas Pecit e Thaçit, në ulësen e Kuvendit pritet të vie Vigan Qorrolli.
Sipas listës të publikuar në KQZ, Qorrolli ka marrë 16,631 vota.
I dyti kandidat i VV-së, që pritet të betohet është Taulant Kelmendi me 16424 vota.

Kelmendi, humbi zgjedhjet për kryetar të komunës ku i mori 12,478, osë shprehur në për qindje 38.87%.
Ndryshe, në rast se Kelmendi dhe Qorrolli bëhen deputet të Kuvendit, do të jenë për shumë pak kohë në ulësen e parlamentit, pasi pritet që fundi i vitit të përmbyllet me zgjedhje të jashtëzakonshme.

