• Thu. Nov 13th, 2025

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Prizren, dyshohet se u fjalosën gjatë orarit të punës

Bykfvanews

Nov 13, 2025

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve në Prizren, pasi dyshohet se janë përfshirë në mosmarrëveshje mes vete.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me një incident të ndodhur në Prizren e ku ishin përfshirë dy zyrtarë policorë. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se zyrtarët policorë janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin që dyshohet të ketë ardhur pas një fjalosje gatë orarit të punës. Pas këtyre veprimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Prizren”, njoftoi IPK.

IPK thotë se sjelljet e këtilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet e profesionalizmit që kërkohen nga një zyrtar policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *