• Thu. Nov 13th, 2025

Mbledhja e parë mes dy qeverive, Rama e Meloni firmosin 16 marrëveshje

Bykfvanews

Nov 13, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ai dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni kanë bërë shkëmbimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik.

Ndryshe, kjo shënon mbledhjen e parë të përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali, ka bërë të ditur Rama, transmeton KFVA.

“Romë – Shkëmbimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar”, ka shkruar Rama.

Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G shihet një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve./Periskopi

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *