Piranjat News ka siguruar një video ku Kryeministri Edi Rama shihet në Itali, teksa zhvillon një bisedë telefonike me tone të larta dhe tensionuese.
Në pamjet e filmuara, Rama i drejtohet bashkëbiseduesit me fjalët: “A je ti bashkëkryetar apo çfarë je, pse pengon?”, ndërsa përmend dhe “Grupin”, duke rritur dyshimet për përplasjet e brendshme në PS.
Burime jozyrtare aludojnë se personi në anën tjetër të telefonit mund të jetë Damian Gjiknuri, por kjo nuk është konfirmuar. Tonet e përdorura nga Kryeministri lënë të kuptohet për tensione të brendshme dhe përplasje për drejtimin e situatës politike brenda partisë.


