Mbyllja më e gjatë e qeverisë në historinë e Shteteve të Bashkuara ka përfunduar, pasi presidenti Donald Trump nënshkroi projektligjin e financimit për të rihapur institucionet federale.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin më herët mbrëmjen e sotme, me 222 vota pro dhe 209 kundër, ku pothuajse të gjithë republikanët dhe një numër i vogël demokratësh votuan në favor të tij
Megjithatë, do të duhet pak kohë derisa situata të kthehet plotësisht në normalitet. Udhëtarët mund të vazhdojnë të ndjejnë pasojat e mbylljes nëpër aeroporte, pasi mbi 900 fluturime brenda dhe jashtë SHBA-së janë anuluar sot.
Ndërkohë, rikthimi i përfitimeve të plota për përfituesit e kuponave ushqimorë do të varet nga politikat e secilit shtet.
Projektligji parashikon një afat të ri për financimin e Kongresit më 30 janar, ndërsa siguron fonde për disa agjenci kryesore federale gjatë vitit fiskal 2026.

