• Mon. Nov 10th, 2025

Kryeshefi i IPK-së: Ka ankesë se policët në QKN në Mitrovicë vepruan pa autorizim të prokurorit, do të hetojmë

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar sonte se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) me urdhër të ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla, ka shkuar në Mitrovicë për t’i hetuar policët që trajtonin rastin e sotëm për dyshime të keqpërdorimit të votave.

Lidhur me këtë deklaratë, ka dalë me reagim Kryeshefi i IPK’së, Kushtrim Hodaj, i cili ka thënë se kanë pranuar informacione dhe ankesë ku pretendohet se policët që kanë reaguar në këtë rast, kanë vepruar pa autorizim të prokurorit.

Ai ka thënë se do të hetojnë për t’u siguruar që veprimet e ndërmarra nga policët janë në përputhje me ligjin.

Reagimi i tij i plotë, pa ndërhyrje:

Kryeshefi i IPK-se reagon ndaj deklaratave te dhena ne emisionion Pressing dhe ne mediume tjera, ku pretendohet se me Urdher te Ministrit po intervistohen zytyaret Policor te angazhuar ne per hetime Qendren e numerimit ne Mitrovice.

IPK ka pranuar informacione dhe ankese qe pretendohet se Zyrtar Policor qe kane reaguar ne rast, pas dyshimeve te ngrituara per parregullsi ne Qender te Votimit te kene ndermarre veprime hetimore pa autorizim te Prokurorit.

Per shkak te ndjeshmerese se procesit, IPK ne baze te autorizimeve ligjore do te angazhoj hetues per te shqyrtuar ankesen dhe verifikuar keto pretendime dhe per tu siguruar qe te gjitha veprimet e ndermmara nga zyrtaret Policor janë ne harmoni me dispozitat Ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *