• Mon. Nov 10th, 2025

Ish-drejtori i Policisë: IPK me urdhër të Sveçles kanë shkuar t’i intervistojnë hetuesit në Mitrovicë, po bëjnë shkelje

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Deputeti i PDK dhe ish-drejtorini Policisë, Rashit Qalaj ka akuzuar ministrin në detyrë Xhelal Sveçlen se po bën presion te policët në rastin e zhvillimeve të fundit me vota në Mitrovicën e Jugut, shkruan KFVA. 

“IPK me urdhërin direkt të Xhelal Sveçles ka shkuar në Mitrovicë për të intervistuar hetuesit dhe policët e forenzikës të cilët janë duke dokumentuar me fakte fotografi të gjitha shkeljet që janë tu ndodh në QKN, pra është e papranushme e trishtueshme që ata që duhet të përkujdese së bashku me prokurorin që procesi i numërimit të qartësohet dhe të gjitha ato dyshime që janë duke u hetuar të hetohen të parandalohen shkeljet që janë bërë aty. IPK është duke tejkaluat autorizimet dhe është duke bërë një veprim të kundërligjshem”, tha Qalaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *