• Mon. Nov 10th, 2025

Rekomandohet suspendimi i katër policëve për incidentin e mbrëmshëm në Podujevë

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin për katër policë në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Podujevë.

Në njoftimin e IPK-së thuhet informacionet e para i kishte pranuar nga policia ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të cilët ishin duke shërbyer me detyrë në Stacionin Policor të Podujevës. Informacionet e para për këtë rast IPK i kishte pranuar nga  Policia e Kosovës ku dyshohej se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës”.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarët policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe atë  brenda zyrave të stacionit policor kanë keqtrajtuar dy qytetarë (njëri nga ta i mitur) që ndodheshin në ndalim. Hetimet lidhur me këtë rast ndaj katër  zyrtarëve policorë  janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt  me dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *