Diplomati amerikan, Christoher Hill është dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në gjykimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Hill i cili mban kodin 1DW-008, është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq, raporton KFVA.
Paraprakisht, u pranua në listën e provave materiale një dokument me kërkesë të mbrojtjes, e që është një pjesë e një videoje e cila do të përdoret me këtë dëshmitar. Kjo kërkesë nuk ishte kundërshtuar nga Prokuroria.

