• Mon. Nov 10th, 2025

Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi, i dyshuar për spiunazh

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit i dyshuar për spiunazh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 07 nëntor 2025 përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha Gashi.

Kujtojmë se Fatmir Sheholli është arrestuar më 09 tetor të këtij viti nën dyshimet për spiunazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *