• Mon. Nov 10th, 2025

Tahiri falënderon mitrovicasit për përkrahjen që ia dhanë, uron edhe Pecin

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që ia dhanë atij në këto zgjedhje.

Tahiri tha se do ta respektojë vullnetin e qytetarëve.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare. Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai e uroi kundërkandidatin e tij, Faton Pecin për fitoren.

“Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë. Faleminderit!”, theksoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *