• Mon. Nov 10th, 2025

Vetëm në katër komuna kryetarë të rinj

Bykfvanews

Nov 10, 2025

Vetëm në katër komuna me shumicë shqiptare do të ketë kryetar të rinj pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor dhe ato të balotazhit, më 9 nëntor.

Ndryshim të pushtetit ka vetëm në Mitrovicën e Jugut, Fushë-Kosovë e Obiliq. Në të tria komunat kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Faton Peci fitoi në Mitrovicë, Valon Prebreza në Fushë-Kosovë e Halil Thaçi në Obiliq.

Ndërkohë, në Kaçanik vazhdon të jetë në pushtet Partia Demokratike e Kosovës. Por në vend të Besim Ilazit, kryetar do të jetë Sabedin Vishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *