• Sun. Nov 9th, 2025

“E pash që po eskalon situata” – Flet pronari që mbylli lokalin ku pritej të shkonte Kurti

Bykfvanews

Nov 9, 2025

Është deklaruar Gani Haziri, pronari i lokalit ku do të shkonte sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku dhe i njëjti i mbyll për shkak të simpatizantëve të PDK-së.

Në një prononcim për media, Haziri tha se lokalin vendosi ta mbyllte që të mos eskalonte situata mes dy simpatizantëve të partive/

“Asnjë palë nuk ka kërkuar që të lirohet hapësira, por e pash që gjendja po dilte nga kontrolli, për mos me e u bë diçka më e madhe. Unë e mora vesh nga punëtorët e mi, më thanë që po vjen Albin Kurti. Por e pash që po eskalon situata, dhe për këtë arsye mbylla lokalin”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se as simpatizantët e PDK-së dhe as nga të VV-së nuk kanë protestuar për të dalë nga lokali i tij.

Lokali ku do të shkonte Kurti sot gjendej në lagjen “Tavnik” të Mitrovicës së Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *