• Mon. Nov 10th, 2025

Katërnjakët rrezikojnë të humbasin shikimin, prindërit bëjnë thirrje për ndihmë

Bykfvanews

Nov 9, 2025

Katënjakët, tre djem dhe një vajzë, erdhën në jetë me probleme shëndetësore.

Foshnjet kanë nevojë urgjente për t’u dërguar për operim jashtë vendit, pasi rrezikojnë të humbasin shikimin.

Siç shkruan Noa.al, dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Por për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Prindërit kanë hapur edhe një GoFundMe, dhe po kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *