• Mon. Nov 10th, 2025

Tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet Japoninë

Bykfvanews

Nov 9, 2025

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë lëshoi sot paralajmërim për cunami pas një tërmeti me magnitudë 6,7 shkallë që ndodhi larg brigjeve të pjesës veriore të vendit.

Tërmeti u regjistrua në orën 17:03 sipas kohës lokale, larg prefekturës Iwate, dhe ekziston rreziku për cunami deri në një metër lartësi, sipas të njëjtit burim, të cituar nga AFP.

Sipas rrjetit publik NHK, të cituar nga Reuters, Japonia lëshoi sot paralajmërim për cunami për prefekturën Iëate, në pjesën veriore të vendit, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg zonave bregdetare.

Cunami pritet të jetë rreth një metër i lartë, shtoi NHK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *