• Mon. Nov 10th, 2025

Voton Abdixhiku: Zgjedhjet në Kosovë gjithmonë janë festë, sot vendimmarrja i kthehet qytetarit

Bykfvanews

Nov 9, 2025

Ka votuar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në Qendrën e Votimit “Faik Konica”.

Abdixhiku tha se gjithmonë në Kosovë zgjedhjet janë festë.

Ai theksoi se sot vendimmarrja i kthehet sovranit.

“Sot në Kosovë si gjithmonë zgjedhjet janë festë. Ditë e mirë, mëngjes i mirë dhe shpresojmë të jetë një proces i mbarë zgjedhor. Sot është dita që vendimmarrja i kthehet qytetarit.

Besoj që menjëherë nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin kah zgjedhjet nacionale. Pritjet janë që në fund të dhjetorit do të ketë zgjedhje”, tha Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *