• Sat. Nov 8th, 2025

Mandarinat e spërkatura me pesticide, një tjetër rrezik për konsumatorët shqiptarë

Bykfvanews

Nov 8, 2025

Siguria ushqimore është cenuar edhe njëherë për konsumatorët shqiptarë.

Këtë herë pas specave, domateve dhe luleshtrydheve, probleme kanë shfaqur mandarinat. Disa ditë më parë në supermarketet e Tiranës janë tregtuar mandarina të spërkatura me insekticidin perifos metil.

Ky preparat bujqësor është i ndaluar të përdoret për të spërkatur në fushat e bujqësisë, por përdoret për të dezinfektuar depot apo magazinat ushqimor.

Fermerët thonë se po dëmtohen ekonomikisht në këtë fillim sezoni nga mungesa e transparencës institucionale.

Në mungesë të analizave nga AKU apo laboratorët e ministrisë së bujqësisë, fermerët kanë kryer vetë analizat e prodhimeve të tyre dhe deklarojnë me përgjegjësi se janë të pastër për tregtim.

AKU dhe Ministria e Bujqësisë nuk kanë dhënë detaje se në cilën zonë janë prodhuar këto mandarina me pesticide, apo nëse produktet kanë qenë nga importi. Fermerët kërkojnë siguri për tregun e shitjes dhe ngritjen e laboratorëve shtetëror për kontrollet të vazhdueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *