• Sat. Nov 8th, 2025

“Liroje zyrën TANI!” – “luftë” në RTK se kush është shefi mes Rilind Gërvallës dhe Hysen Hundozit

Bykfvanews

Nov 8, 2025

RTK-ja po përjeton krizën më të madhe institucionale dhe kaotike, që nga themelimi i saj.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm Hysen Hundozi, i cili më 31 tetor e ka përfunduar zyrtarisht mandatin e tij të dytë të për përkohshëm, 6 mujor, gjatë javës është përballur me një situatë të sikletshme.

Në hyrje të zyrës së tij, në fillim të kësaj jave, ai është përballur me sigurimin fizik të ndërtesës së televizionit që e ka njoftuar se nuk mund të ketë më qasje në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, pasi për këtë ka urdhëresë nga Rilind Gërvalla, drejtori i RTK1.

Megjithatë, Hundozi ka depërtuar në zyrën që pretendon se i takon edhe me tutje, sikurse edhe pozita, meqenëse bordi aktual i mediumit publik nuk ka nxjerrë ende vendim të ri se kush e ushtron më tutje detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Kur pas 1 nëntorit e tutje nuk ka qartësi se kush është numri 1 i transmetuesit publik të Kosovës, Hysen Hundozi po vazhdon të insistojë se ai është edhe me tutje në krye të RTK-së, ndërkohë që komandën “në këtë vakum institucional” po provon ta marrë drejtori i kanalit të parë të RTK-së, Rilind Gërvalla.

Kjo është ka shkaktuar edhe një përplasje me komunikime zyrtare me e-mail mes dyshes. Gazeta online Reporteri.net i ka parë një serë korrespondencash elektronike të Gërvallës me Hundozin, të zhvilluara gjatë kësaj jave, e që në to u përfshinë edhe vartësit e tyre.

Në një nga to Gërvalla – që konsiderohet si “dora” e Qeverisë në detyrë Kurti në RTK – i kërkon Hundozit që ta lirojë zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, pasi thekson se me 31 tetor i ka përfunduar mandati i dytë 6 mujor për ushtrues të detyrës, dhe bordi nuk ka nxjerrë vendim të ri për të.

Hundozi, në përgjigjen e tij me e-mail, refuzon “urdhëron” e Gërvallës. Ky i fundit sërish i shkruan Hundozit. Këtë herë, shkurt dhe qartë, me një fjali: “Liroje zyrën TANI!”.

Pas këtij e-maili urdhërdhënës, Hundozi paralajmëron Gërvallën se do të jetë hera e fundit që pranon të marrë mesazh të tillë, dhe e njofton se nëse vazhdon sërish, atëherë do ta paraqes rastin në polici si kërcënim.

Tutje, në kundërpërgjigjen e tij, Hundozi i sqaron Gërvalles se çfarë nënkupton “kërcënimi” sipas kodit penal të Kosovës.

Bordi i RTK-së, “i mangët” për nga anëtarët, në gjithë këtë hallakamë po qëndron i heshtur dhe indiferent.

E gjithë kjo përplasje po ndodhë në kohën kur RTK-ja vazhdon të jetë në krizë institucionale dhe financiare, me mungesë buxheti edhe për pagat e punëtorëve, gjë që ka nxitur protestë të disa prej punonjësve, e cila u mbajt të premten para ndërtesës së transmetuesit publik. Ndërkohë që “drejtorët” janë “në luftë” se cili është shefi.

Deri pas kësaj “përplasje puro për pushtet”, Rilind Gërvalla dhe Hysen Hundozi përshkruheshin si të afërt. Dyshja pothuajse çdo takim zyrtar, e madje edhe konferencat jashtë vendit, i zhvillonin bashkë, njeri si u.d. i Drejtori të Përgjithshëm e tjetri si Drejtor i kanalit të parë të RTK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *