Një qytetar nga fshati Ratkoc ka dorëzuar në Stacionin Policor të Rahovecit një shumë prej 1,800 eurosh të gjetura në qytet.
Sipas Policisë e kosovës, qytetari Skender Krasniqi ka gjetur në rrugën “Mulla Cufa” nëntë kartëmonedha nga 200 euro secila dhe i ka dorëzuar menjëherë në polici, shkruan Insajderi.
Pas verifikimeve, pronari i shumës së humbur u identifikua dhe paratë iu kthyen atij.
“Ky gjest tregon besimin e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës dhe përkushtimin për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e të ndershme, andaj shprehim mirënjohje për veprimin e z. Krasniqi, duke e vlerësuar si shembull të përgjegjësisë qytetare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PK’së.

