Personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit është gjetur.
Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.
“Personi është gjetur, dhe rasti ka kaluar në dorën e prokurorisë dhe policisë”, kanë thënë nga kjo shoqatë.
Rreth rastit janë deklaruar paraprakisht edhe nga policia e Gjilanit.
Zëdhënësi i policisë atje, Ismet Hashani njoftoi se aksioni i kërkimit kishte mbaruar në momentin që është gjetur një veturë nga Policia e Kosovës.
Të njëjtit janë duke e hetuar rastin, ndërkaq, për momentin bëhet e ditur se nuk ka të lënduar e as të dyshuar.

