Deputeti nga radhët e VV-së, Hekuran Murati, të premten ka bërë një deklaratë skandaloze duke thënë se nëse Mitrovicasit duan ta kenë urën e hapur duhet të votojnë Faton Pecin atje, shkruan Gazeta KFVA.
Murati ka thënë se zgjedhjet në Mitrovicë janë një mesazh që shkon përtej kufijve, duke akuzuar Arian Tahirin se nëse fiton ai do ta mbyll urën.
“Mitrovica të dielën i ka dy opsione para vetes: me votu për subjektin që punoi për bashkim të qytetit, apo për subjektin që kishte hequr dorë nga veriu. Kësaj radhe, Mitrovica voton për ma shumë sesa veç për të parin e komunës. Vota e së dielës është mesazh që shkon edhe përtej kufijve tanë, për të treguar se për cilin opsion është i përcaktuar populli”, ka shkruar Murati.
Tutje ai ka përmendur edhe ish-kreytarin e Mitrovicës Veriore Erden Atiq duke thënë se ai e hapi urën.
“Duke e pasë Erden Atiqin në njërën anë të Ibrit, u nis e u ndërtua ura që tash e bashkon qytetin. Kurse për ta mbajtur urën hapur, e vetmja garanci është që në bregun tjetër të Ibrit tash të jetë Faton Peci kryetar”, ka shkruar ai. /KFVA/

